Rritja ekonomike, 3.46% në tremujorin e tretë, cilët ishin sektorët që dhanë kontribut

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2023, 12:18 | Ekonomi

Rritja ekonomike, 3.46% në tremujorin e tretë, cilët ishin

Ekonomia e vendit u rrit me 3.46 për qind në tremujorin e tretë në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1.20 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,68 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,45 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0.43 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,26 pikë përqindje.

Në tremujorin e dytë (prill-qershor), ekonomia u rrit me 3.23 për qind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos