Merret vendimi, nga 3 shtatori nuk do të lejohet më mish nga Brazili në Shqipëri

Nga Marjo Brakaj
11 Gusht 2026, 16:02 | Ekonomi

Merret vendimi, nga 3 shtatori nuk do të lejohet më mish nga Brazili

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i kërkon Autoritetit Kombëtar të Ushqimit që të njoftojë tregtarët se nga data 3 shtator nuk do të lejohet më importi i mishit nga Brazili. Kjo pas qëndrimit unanim që mbajtën ekspertët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, për shkak të përdorimit të medikamenteve veterinare që rrisin masën muskulore të kafshëve.

Në dokumentin shkresor që MBZHR i ka përcjellë AKU mbi porositë e BE, kërkohet që merren masat për zbatimin e këtij vendimi, shkruan A2 CNN.

Që prej vitit 2006 e deri në ditët e sotme, Brazili ka luajtur një rol të rëndësishëm si një ndër furnizuesit kryesorë të tregut me mish viçi, derri dhe pule. Për më tepër, këto produkte kanë përbërë një burim të rëndësishëm të lëndës së parë për industrinë e përpunimit të mishit, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin dhe zgjerimin e këtij sektori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos