Fermerët me shpresë te shteti, vaji i ullirit "po falimenton" kultivuesit dhe përpunuesit

Nga Gazment Janku
8 Nëntor 2026, 14:15 | Ekonomi

Kultivimi dhe përpunimi i ullirit në vendin tonë për vite të tëra ka qenë një aktivitet i paorientuar, i painvestuar, si duhet i pambështetur nga shteti dhe pas një strategji konkrete që do të siguronte vijueshmërinë dhe konkurrueshmërinë të paktën në rajon.

Pasojat e këtyre mungesave këtë sezon janë më evidentë se kurrë një mungesë kërkese në treg për vajin e ullirit, që për pasojë sjell edhe një çmim të ulët, që krahasuar me shpenzimet që kanë kultivuesit, përkthehet në faliment.

Edhe përpunuesit duket se po futen në krizë, për sa kohë klientët e tyre nuk shesin dot. Madje nuk kanë mundësi as të mbajnë prodhimin për mungesë të kapaciteteve që kërkojnë ndihmë, mbështetje dhe strategji nga shteti.

Për vite të tëra thirrjet e fermerëve për ndihmë nuk kanë ndryshuar aspak situatën në bujqësi, ndërsa dështimi edhe me kulturën e ullirit do të kishte pasoja mjaft të rënda për bujqësinë dhe njerëzit që sigurojnë të ardhurat në këtë sektor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos