Kryesisht nga çmimet dhe fitimet e individëve e bizneseve, në tre muajt e parë të vitit në buxhetin e shtetit hynë mbi 205 miliardë lekë.
Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në krahasim me janar-marsin e vitit të shkuar, arkëtimet janë rritur me 24 miliardë lekë apo 13.3 për qind.
Me gjithë inflacionin e zbutur, nga tatimi mbi vlerën e shtuar mbi çmimet e ushqimeve dhe produkteve u mblodhën plotë 25.2 miliardë lekë, 19.4 për qind më tepër se një vit më parë.
Rritja e pagave të individëve gjithashtu kontribuoi me 21.8 miliardë lekë, ndërsa detyrimet e bizneseve me 19.6 miliardë lekë, 12.7 për qind më tepër se një vit më parë.
Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë, shprehet: “Ky është një lajm i mirë për buxhetin e shtetit, por jo për qytetarët dhe bizneset. Këta të fundit po paguajnë më shumë. Na mungon një analizë që të dygojë se sa janë ngushtuar evazioni dhe informaliteti. Nëpërmjet tyre ne do mund të matnim edhe performancën e përgjithshme të politikave.”
Nga ana tjetër u shpenzuan pak më shumë se 156 miliardë lekë, nga 147.3 miliardë në janar-mars 2025.
Parashikimi për këtë tremujor ishte për të shpenzuar 167.9 miliardë lekë, pra nuk janë përdorur 11.9 miliardë lekë, duke treguar për vijim të ‘problemit kronik’ mos harxhimi i parave, sidomos të atyre për investime publike.
“Duhet analizuar me kujdes. Pse nuk janë realizuar investimet. Ky është problem. Nuk është kurim por mungesë eficence nga institucionet”, u shpreh eksperti i ekonomisë Klodian Muço.
Të ardhurat ndjeshëm më të larat se shpenzimet bënë që ekonomia e vendit të mbyllej pozitivisht në dy muajt e parë të vitit me, me mbi 49 miliardë lekë të kursyera. (A2 Televizion)