Ministri i Mjedisit: Para verës së 2026-ës mbyllet landfilli i vjetër i Vlorës

Nga Marjo Brakaj
12 Nëntor 2025, 12:30 | Ekonomi

Ministri i Mjedisit: Para verës së 2026-ës mbyllet landfilli i

Në komisionin e Burimeve Natyrore, ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj teksa ka prezantuar projektbuxhetin e 2026-ës për këtë ministri ka folur kryesisht për trajtimin e mbetjeve. 

Jaupaj tha se për të ulur ndotjen do të jepen 10 milionë euro për bashkitë si transfertë për menaxhimin e mbetjeve. I pyetur nga opozita se pse Vlora dhe Saranda nuk përfitojnë nga ky fond, ministri deklaroi se do të mbyllet fusha e vjetër e mbetjeve në Vlorë që digjet disa herë në vit, shkruan A2 CNN.

“Vlora dhe Selenica nuk marrin transfertë nga buxheti për mbetjet, për shkak të landfillit të Sherishtës, por edhe për shkak të investimeve të tjera që janë pjesë e lotit tjetër të programit me KFV, siç është blerja e pajisjeve të reja për këto bashki dhe mbyllja e vend depozitimit të vjetër të Vlorës, i cili do të kryhet me patjetër para sezonit turistik të vitit 2026”, tha Jaupaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos