All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Motorët e ekonomisë shqiptare, cilët janë sektorët me potencial zhvillimi në Shqipëri

Nga Aurora Sulçe
23 Shkurt 2024, 21:23 | Ekonomi
All - Paragraf - 1

Teksa ekonomia e Shqipërisë raportohet në rritje, ky progres nuk ndodhet gjithmonë tek qytetarët. Sikurse ka pikëpyetje mbi burimet që gjenerojnë këtë rritje dhe jetëgjatësinë e tyre përballë nevojave afatgjata të vendit. Por le ta shohim këtë që thamë, të pasqyruar në shifra.

Ekonomia shqiptare shënoi vitin që lamë pas një rritje prej 3.6%, me ngadalësim kundrejt rritjes së fortë të viteve të mëparshme, të cilat shënuan ringritjen nga kriza e pandemisë.

All - Paragraf - 3

Por si paraqitet Shqipëria krahasuar me vendet e tjera të rajonit? Po sipas Bankës Botërore, ekonomia jonë renditet e dyta në rajon për sa i përket rritjes ekonomike, pas Malit të Zi. Në radhë vijnë Kosova, Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, që pozicionohet e fundit.

Nga se ka ardhur rritja ekonomike e Shqipërisë?

Sektorët që kanë gjeneruar rritjen ekonomike janë tre: turizmi, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme. Ndërkohë që jashtë listës ka edhe sektorë me peshë të konsiderueshme në punësim dhe që lënë realisht vlerë të shtuar në ekonomi, si bujqësia, prodhimi në tërësi, industria etj.

All - Paragraf - 6

Sot në botë ekonomia po zhvillohet në rregulla të reja, të diktuara pas pandemisë. Drejtime si teknologjia dhe digjitalizimi thuajse i gjithçkaje janë prioritet i çdo qeverie. Si rrjedhojë, edhe Shqipëria ka nevojë për përditësim dhe investime në sektorë qofshin tradicionalë, apo dhe novatorë.

Ata që konsiderohet me potencial të mëtejshëm për zhvillim janë: turizmi dhe agroturizmi; bujqësia; teknologjia e informacionit dhe sektori financiar.

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos