Ndryshojnë sërish taksat, çfarë synohet të arrihet?

Nga Aurora Sulçe
23 Shtator 2024, 15:47 | Ekonomi

Qeveria do të ndryshojë një sërë taksash në tre vitet e ardhshme. Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik Strategjinë e re fiskale 2024-2027, e kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe e hartuar me ndihmën e këtij të fundit.

Ndryshojnë sërish taksat, çfarë synohet të arrihet?

Drafti parashikon rikthimin e taksave për biznesin e vogël, i cili ka qenë deri më tani i përjashtuar; ndryshimin e taksimit të pagave, duke rritur pragun e pataksueshëm dhe rishikuar normat e progresivitetit. Gjithashtu, do të rritet edhe paga minimale. Qeveria parashikon të ndryshojë taksat mbi pasuritë e patundshme, si dhe të heqë përjashtimet fiskale, që janë aktualisht në fuqi në shumë sektorë.

Por çfarë synohet me këto ndryshime fiskale? Thënë ndryshe tek taksat dhe tatimet?

Ndryshojnë sërish taksat, çfarë synohet të arrihet?

Qëllimi kryesor është rritja e nivelit të të ardhurave në buxhetin e shtetit; ulja e evazionit fiskal dhe informalitetit dhe si miradministrimi fiskal nga institucionet shtetërore, kryesisht tatimet dhe doganat.

Por sa të ardhura grumbullohen aktualisht, që u bë e nevojshme një ndërhyrje e tillë në nivelin fiskal?

Ndryshojnë sërish taksat, çfarë synohet të arrihet?

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ndonëse ka një nivel relativisht të lartë të taksave kundrejt vendeve të tjera të rajonit, mbledh shumë më pak të ardhura. Niveli të ardhurave buxhetore përllogaritet në 25.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, të parafundit në rajon, duke lënë pas vetëm Kosovën.

Cilat janë arsyet e një situate të tillë?

Ndryshojnë sërish taksat, çfarë synohet të arrihet?

Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe informalitetit, ku vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve dhe bizneseve paguajnë, ndërsa përfitojnë duke ushtruar aktivitet në të zezë. Administrimi i dobët fiskal, kryesisht i tatimeve që gjeneron edhe pjesën dërrmuese të të ardhurave, si dhe përjashtimet e shumta fiskale, që ka bërë qeveria në disa sektorë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos