Edhe gjatë qershorit euro po vijon trajektoren rënëse duke humbur kështu pikë ndaj monedhës vendase. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit tregojnë se euro ra me 0.02 pikë përqindje duke u këmbyer për 100.27 lekë.
Në shitje euro tregtohet për 100.62 lekë ndërsa në blerje 99.94 lekë.
Ndërkohë monedhat e tjera ka shënuar tendenca rritëse si dollari amerikan apo dhe paundi britanik. (A2 Televizion)