Në rast nevojash, rezervat e Shtetit kërkojnë të blejnë rreth 14 ton ushqim për bagëti

Nga Marjo Brakaj
22 Qershor 2024, 14:42 | Ekonomi

Rezervat e Shtetit kërkojë të blejnë rreth 14 tonë ushqim për bagëti. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit ka depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik tenderin për sigurimin e kësaj sasie.

Sipas dokumentit, kompanitë e interesuara duhet të furnizojnë me 13 mijë e 968 kilogram ushqim të koncentruar për bagëti, me përmbajtje drithi, misër, grurë apo elb selinë qendrore në “Garnizonin Skënderbej” në Tiranë. “Rezervar” kërkojnë që sasia e ushqimit të koncentruar të jetë e ambalazhuar në thasë letre ose plastmasi me masë 20-50 kg të qepur në grykë.

Procedura tenderues e Rezervave Materiale të Shtetit vjen pak ditë pasi Ministria e Mbrojtjes vendosi të riorganizojë institucionin në varësi. Sipas projektligjit të hedhur për Konsultim Publik, Planifikimi i rezervave materiale të shtetit do të bëhet përmes një Plani Strategjik Afatmesëm dhe një Plani Vjetor.

Një raport i mëhershëm i Kontrollit të Lartë të Shtetit gjeti se në rezervat e shtetit nuk pati asnjë kilogram grurë dhe asnjë litër ujë e karburant. Në një raport auditi me titull “Rezervat materiale të shtetit në shërbim të qytetarit KLSH tregoi se ndonëse sasia minimale rezervë e grurit duhej të ishte 300 tonë, karburantit 100 mijë litra dhe ujit 3 mijë litra, në magazina nuk kishte asnjë nga këto produkte.

Nga kontrollet e kryera, KLSH nxori në pah gjithashtu se përveç se nuk inventarizoheshin, në rezervat materiale nuk kryheshin analiza mbi cilësinë dhe sasinë kur produktet blihej nga furnitorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos