Teksa sezoni turistik gati vijon, megjithëse në prag të dimrit, me temperaturat që deri më tani kishin krijuar “një vjeshtë të dytë”, ka nisur ndarja e bregdetit për vitin e ardhshëm. Subjektet mund të aplikojnë në platformën qeveritare “E-Albania” për marrjen e lejes për shfrytëzimin rreth 1 mijë e 800 parcelave në vijën bregdetare të vendit.
“Do të jetë një muaj i hapu ri gjithë procesi. Pas kësaj grupi i punës do të shqyrtojë të gjitha aplikimet. Në bazë të shkallës së prioriteteve do të përfitojnë edhe të drejtën për shfrytëzimin e stacioneve të plazhit”, thotë Ledion Lako, kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Po cilat subjekte do të kenë përparësi në fazën e përzgjedhjes së fituesve?
“Si fillim janë hotelet e vijë së parë që kanë prioritet. Pastaj ato në afërti dhe në vend të tertë janë njësitë e shërbimet, baret dhe restorantet”, shprehet Lako.
Të ardhurat nga stacionet e plazhit ndërkohë janë kthyer në një burim të konsiderueshëm për bashkitë në vijën bregdetare të venit.
“Këtë vit janë rreth 5 milionë euro që bashkitë kanë mbledhur. Ndërkohë që më parë shifra nuk i kalonte 800 mijë eurot”, shton Lako.
Ndryshe nga sa deri më tani, për sezonin e ardhshëm veror subjektet do mund të shfrytëzojnë më pak 70 për qind të hapësirës së bregdetit. Rreth 33 për qind e vijës do të jetë hapësirë publike. (A2 Televizion)