Pagesat e shpejta, Minxhozi: Nuk ka nevojë për kartë, kryhen 24 orë në ditë me kosto të ulët

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2023, 16:29 | Ekonomi

Pagesat e shpejta, Minxhozi: Nuk ka nevojë për kartë, kryhen 24

Së shpejti pagesat në vend do mund të kryhen nga llogaria në llogari, pa nevojën e një karte fizike bankare.

Evolucionin për të shkuar drejt “pagesave të shpejta”, të cilat mund të kryhen 24 orë në ditë dhe me thuajse kosto zero e ka marrë përsipër Banka e Shqipërisë.

Në mbledhjen e nëntë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi tha se për realizimin e këtij objektivi po bashkëpunohet edhe me Bankën Qendrore Europiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos