Paradokset e rritjes ekonomike, qytetarët ndihen pesimistë

Nga Aurora Sulçe
7 Janar 2025, 15:46 | Ekonomi

Ekonomia shqiptare po shfaq paradokse të forta, duke dëshmuar dy qasjet krejt të kundërta që kanë lidhur me ecurinë e saj: qeveria nga njëra anë dhe qytetarët nga ana tjetër. Teksa vendi shënon rritje ekonomike, relativisht në nivele të kënaqshme, konsumatorët ndihen pesimistë. Ndërkohë që duhet të ndodhte krejt e kundërta.

Paradokset e rritjes ekonomike, qytetarët ndihen pesimistë

Rritja ekonomike e vendit në vitin 2024 pritet të jetë rreth 3.9%, edhe pse kjo e dhënë zyrtarisht ende nuk është bërë publike. I njëjti nivel rritje parashikohet edhe gjatë këtij viti.

Teorikisht, kjo rritje duhet të përkthehej në më shumë vende pune dhe në shtim të të ardhurave të disponueshme të qytetarëve, duke i bërë ata të lumtur. Gjë që nuk ka ndodhur.

Paradokset e rritjes ekonomike, qytetarët ndihen pesimistë

Konsumatorët dhe të gjithë sektorët e ekonomisë, si shërbimet, tregtia, industria dhe ndërtimi kanë rënie të besimit muajin e kaluar. Ky pesimizëm ndodh në dhjetor, periudha e festave të fundvitit, ku të gjithë aktorët e ekonomisë, qofshi biznese apo qytetarë kanë prirjen për të shpenzuar më shumë për shkak të entuziazmit të festave. Por këtë vit, besimi në ekonomi ka rënë me 3.8%, duke mos I lënë aspak vend gëzimit.

Por pse konsumatorët janë pesimistë?

Paradokset e rritjes ekonomike, qytetarët ndihen pesimistë

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, vlerësohet në rënie perceptimi për situatën financiare aktuale; pamundësinë për të bërë blerje të mëdha; nivelin e çmimeve dhe situatën e përgjithshme ekonomike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos