Pensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë, mes afateve optimiste dhe rrezikut të zvarritjes burokratike

Nga Mario Brakaj
29 Prill 2026, 13:41 | Ekonomi

Dy deri në tre vite në skenarin optimist dhe mbi pesë vite në rast se do të ketë zvarritje të procesit. Kaq kohë do i duhen Shqipërisë e Greqisë për të bërë të mundur njohjen e pensioneve për qytetarët e dy vendeve, raporton A2CNN.

Kujtim Hoxha, ekspert i sistemit të pensioneve, tha: “Dy vite janë mjaftueshëm që pretendimet e dy palëve dhe pikat ku nuk ka dakordësi të axhustohen. Pastaj kryeministrat e dy vendeve apo përfaqësuesit me kompetenca të deleguara do të kenë rrugë të shtruar për të firmosur marrëveshjen.”

Për gazetarin shqiptar në Greqi Etmond Guri, më i pritshëm është skenari i dytë... ai i mbi 5 viteve pritje.

 “Çështja “Beleri”, kthyer në fenomen ka acaruar marrëdhëniet mes dy vendeve. Greqia për herë të parë mori një kundërshti nga Shqipëria dhe sheshimi i marrëdhënieve do të dojë kohë,” u shpreh ai.

Por dy vite pasi qeveria greke pranoi për herë të parë në mbi tre dekada e gjysmë për t’u ulur në bisedime për njohjen e pensioneve të shqiptarëve, pasuar nga dy takimeve në Athinë e Tiranë... qeveria është optimiste.

 “Në nivel teknik do të thotë që administrata shtetërore me njerëzit që me anë vjetërsinë punës këtu dhe atje. Janë të gjitha detajet teknike për të shtruar rrugën drejt arritjes dhe zbatimit të marrëveshjes”, vijoi Hoxha.

Greqia është shteti me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, mbi 670 mijë të tillë, ndjekur nga Italia, Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Gjermania. Po pse mbi tre dekada pritje për njohjen e pensioneve me Greqinë, shtetin me diasporën më të madhe shqiptare?

 “Çështje vullneti politik, por edhe ekonomik. Janë shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe kjo i kushton shumë para vendit fqinj në rast të njohjes së pensioneve.”

Në rast të arritjes së një marrëveshje, emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në fuqi do të, mund të bashkonin vitet e punës në dy shtetet për të përfituar kështu dy pensione. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos