Plani për "eleminimin" e cash-it, Shoqata e Bankave mirëpret objektivin e qeverisë, por ka edhe kërkesa

Nga Marjo Brakaj
2 Tetor 2025, 19:28 | Ekonomi

Shoqata shqiptare e Bankave mirëpret planet e qeverisë për të reduktuar paranë fizike brenda vitit 2030.

Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, shprehet për A2: “Ne e mirëpresim ambicien e qeverisë për një Shqipëri pa cash. Ky është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të ekonomisë dhe rritjes së transparencës. Natyrisht, çdo ndryshim kërkon kohë dhe edukim të qytetarëve, por qytetarët shqiptarë kanë treguar se janë të gatshëm të përqafojnë teknologjinë dhe të adaptohen me siguri.”

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës, Spiro Brumbulli, ky objektiv duhet të nisë me vendosjen e një tavani për pagesat në dorë që qytetarët bëjnë: "Veç infrastrukturës, që tranzicioni nga para cash në duar drejt kanaleve digjitale të ndodhë, është i nevojshëm edhe edukimi i qytetarëve. Ata duhet të njohin mënyrat e reja të pagesave dhe të ndihen të sigurt gjatë përdorimit të teknologjisë bankare”.

Veç infrastrukturës, që tranzicioni nga para cash në duar drejt asaj digjitale në kanale bankare të ndodhë duhet edukim: "Ky proces nuk mund të ndodhë vetëm me ndryshime teknologjike. Edukimi dhe informimi i qytetarëve janë po aq të rëndësishëm sa vendosja e sistemeve digjitale dhe infrastruktura për pagesa pa para”.

Pasi kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në korrik, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bashkë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko konfirmuan planet për eliminimin e “cash-it”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos