Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat, çfarë projektesh të reja do hapen?

Nga Marjo Brakaj
4 Nëntor 2025, 18:08 | Ekonomi

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat,

Gati 887 miliardë lekë apo rreth 9 miliardë euro. Kaq do të jetë buxheti për vitin e ardhëm. Ai është gati 64 miliardë lekë apo 6.7 për qind se sa buxheti i këtij viti.

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat,

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë më shumë para, mbi 82.5 miliardë lekë, ndjekur nga Infrastruktura dhe Energjia dhe Arsimi Rinisa dhe Sporti me respektivisht 77.2 dhe 64.8 miliardë lekë. Mbi 41 miliardë lekë do të shkojnë për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, ndjekur nga ajo e Brendshme dhe Mbrojtja. Lehtë është rritur edhe buxheti për bujqësinë që përllogaritet në 16.2 miliardë lekë, ndjekur nga Ministria e Drejtësisë që do të marrë rreth 5.0 milionë lekë më shumë se gjatë 2025-s. Vetë “Financat” do të kenë në dispozicion vetëm 2.5 miliardë lekë, shkruan A2 CNN.

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat,

Ndërkohë buxheti për 61 bashkitë në vend planifikohet në gati 907.7 miliardë lekë nga 90 miliardë lekë gjatës 2025-s. Qeveria do u japë pak më shumë se 46 miliardë lekë njësive të pushtetit vendor, ndërsa pjesën tjetër duhet ta sigurojnë vetë.

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat,

Në raport edhe me numrin e popullsisë, Tirana është bashkia që do të marrë më shumë para, mbi 6.5 miliardë lekë, ndjekur nga Durrësi me 2.5 miliardë, Elbasani 1.8 dhe Shkodra 1.7 miliardë lekë. Mbi 1.8 miliardë lekë do t’i jepen Fierit, ndërsa Bashkia Vlorë do të marrë mbi 1.6 miliardë lekë. Një copë të madhe nga torta e buxhet do të marrë edhe Bashkia Kamëz, mbi 1.5 miliardë lekë, ndjekur nga Korça dhe Lushnja.

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat,

Pusteci është ndërkohë bashkia që do të marrë më pak para nga buxheti i vitit të ardhshëm, vetëm 124 milionë lekë, ndjekur nga Libohova, Konispoli, Këlcyra dhe Dropulli. Pak para do të marrin edhe bashkitë Poliçan, Memaliaj, Fushë-Arrëz apo Finiq. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos