REAGIMI/ Projekti “Blue Borgo”, në përputhje të plotë me të gjitha aktet dhe procedurat ligjore në fuqi

Nga A2 CNN
27 Mars 2025, 12:34 | Ekonomi

REAGIMI/ Projekti “Blue Borgo”, në përputhje të

Kompania Gener 2 sqaron se projekti i saj “Blue Borgo”, që do të ndërtohet në afërsi të Ranës së Hedhun, në zonën e Velipojës, është në përputhje të plotë me të gjitha aktet ligjore në fuqi.

Që nga nisja e idesë e deri në finalizimin e marrjes së lejes së ndërtimit, në muajin dhjetor të vitit 2024, kemi ndjekur me rigorozitet të gjitha procedurat e kërkuara dhe nuk kemi pasur asnjë problematikë në të gjitha hapat e aplikimit.

Në çdo fazë të këtij projekti kemi respektuar me korrektësi të gjitha normat ligjore dhe institucionale, duke përfshirë këtu edhe dëgjesat publike me banorët e zonës.

Kompania Gener 2 garanton se gjatë këtij procesi nuk i ka cenuar askujt të drejtat e pronësisë dhe asnjë të drejtë tjetër, por është mbështetur vetëm në vendimet e certifikuara në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Çdo pretendim tjetër lidhur me pozicionin tonë për projektin “Blue Borgo” është një spekulim i pastër, pa asnjë lidhje me të vërtetën, të cilin e konsiderojmë një deformim të qëllimshëm ose jo, që thjesht dhe vetëm dezinformon publikun.

Kompania Gener 2 mbetet plotësisht e angazhuar në realizimin në kohë dhe në cilësi të projektit “Blue Borgo” në përputhje të plotë me standardet më të mira bashkëkohore dhe në respekt të plotë me të gjitha procedurat ligjore të Republikës së Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos