
Norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Gusht 2026 ishte 3,2 për qind, nga 2,3 për qind në Gusht 2025. Krahasuar me muajin Korrik 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,1 për qind.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,95 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,79 pikë përqindje.
Gjithashtu, çmimet e grupit “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” ndikuan me +0,76 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Restorante dhe shërbime akomodimi” me + 0,13 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,12 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” me +0,11 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Shërbimi arsimor” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,07 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” ndikuan me -0,12 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me -0,04 pikë përqindje.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Gusht 2025 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 12,0 %, pasuar nga “Argëtim, sport dhe kulturë” me 5,4 %, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,6 %, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 3,7 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Kujdes personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2,8 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,4 %, etj.
Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 3,2 %, pasuar nga grupi “Informacioni dhe komunikimi” me 1,0 %.
Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me Korrik 2026, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 3,9 %, pasuar nga grupet “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 0,2 % dhe “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0,1 %.
Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 1,1 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3 % dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 %. (A2 Televizion)
