All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rikthehen trenat, 62 milionë euro nga KE për një tjetër linjë hekurudhore pas Tiranë-Durrës

Nga Marjo Brakaj
14 Dhjetor 2023, 16:33 | Ekonomi
All - Paragraf - 1

Komisioni Europian i ka dhënë 62 milionë euro grant për Shqipërinë, të cilat do të përdoren për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të VIII.

Dhënia e grantit është konfirmuar nga zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

All - Paragraf - 3

Një projekt të rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin e konsideroi Balluku teksa konfirmoi se ka mbështetjen e plotë të Bashkimit Europian.

Vlera totale e këtij investim shkon në 120.5 milionë euro, gjysmën e së cilit do ta financojë buxheti i shtetit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos