Rikthehet nisma e deuroizimit

Nga Aurora Sulçe
24 Korrik 2024, 16:19 | Ekonomi

Shqiptarët gjithmonë kanë shfaqur dashuri për monedhat e huaja. Përpara viteve 2000, ishte dollari, preferenca ndaj të cilit u zëvendësua me euron, pas hedhjes në qarkullim të saj si monedhë fizike në janar të 2002-it. Gati 22 vite më pas, dashuria për euron jo vetëm vijon, por është në kulmet e saj.

Rikthehet nisma e deuroizimit

Sot gjysma e ekonomisë sonë është e eurozizuar. Thënë ndryshe, 50% përdorin euron si monedhë në pagesa, pavarësisht se monedha zyrtare është leku.

Por cilët janë sektorët ku euro përdoret masivisht?

Rikthehet nisma e deuroizimit

Sektori financiar kryeson, ku rreth 60% e depozitave janë në monedhën europiane dhe thuajse 40% e kredive merren po në euro. Gjithashtu, edhe një pjesë e konsiderueshme e borxhit publik të vendit është në këtë valutë. Tregu i pasurive të patundshme zhvillohet i tëri në euro, si në rastin e shitjes së pronave, ashtu edhe të dhënies me qira. Turizmi gjithashtu, pjesën dërrmuese të pagesave i kryen në euro, ndërsa vitet e fundit, edhe sektori i shërbimeve po përdore euron si monedhë. Ne blejmë në dyqane në euro, e përdorim në restorante, madje edhe në pikat e karburanteve.

Por cilat janë arsyet, që ne e përdori euron kaq masivisht?

Rikthehet nisma e deuroizimit

Përvoja e mjaft vendeve tregon se nivelet e larta të euroizimit janë pasoja të kombinimit të disa faktorëve, ku përfshihen: krizat ekonomike dhe financiare dhe mungesa e besimit në monedhën vendase; diferenca midis normës së interesit të euro-s dhe normës së interesit të lekut, është shtysa kryesore që çon në kreditimin në monedhë të huaj; tregu i punës përbën një faktor të rëndësishëm, ku niveli lartë i papunësisë në Shqipëri ka sjellë emigrimin në vendet që përdorin euron, duke i dhënë dërgesave të emigrantëve një rëndësi të lartë si burim i të ardhurave në vend. Politikat e gabuara makroekonomike dhe përjetimi i periudhave me inflacion të lartë apo deflacion; lidhjet e ngushta ekonomike dhe financiare me pole të rëndësishme ekonomike të monedhës së huaj, sic është numri i lartë i bankave që bankën “mëmë” e kanë në një nga vendet e Bashkimit europian dhe që ka nxitur përdorimin e euros. Gjithashtu, edhe integrimi tregtar luan rol të rëndësishëm në përdorimin e euros në vendet kandidate, siç është Shqipëria.

Përballë një situatë të tillë dhe përdorimit masivisht të euros në ekonominë shqiptare, cilat janë risqet?

Rikthehet nisma e deuroizimit

Rreziku kryesor është ekspozimi ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit dhe zhvlerësimi I euros është ai që po përjetojmë tashmë prej më se dy vitesh, ku monedha europiane ka humbur më shumë se 20% të vlerës së saj duke goditur kryesisht eksportuesit, por edhe familjes që marrin remitanca.

Risku i dytë është mungesa e transferimit të efekteve të politikës monetare, si në rastin e krizës së inflacionit, që sapo kaluam. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë ndikojnë vetëm gjysmën e ekonomisë që operon me lekun, duke lënë jashtë çdo impakti pjesën tjetër që përdor euron.

Kjo është edhe arsyeja që institucioni mbikëqyrës bankat i është rikthyer nismës së deuroizimit, thënë ndryshe uljes së përdorimit të euros në ekonomi, një nismë e ndërmarrë që në vitin 2017, por pa sukses. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos