
Partia Socialiste i ka dërguar një kërkesë Komisionit të Etikës së Kuvendit që të përjashtojë deri në 60 ditë Sali Berishën nga punimet e Kuvendit.
Kërkesa vjen për shkak të deklaratës së një dite më parë të kreut demokrat për ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato.
Berisha tha se ambasadori nuk mund t’i impononte shoqërisë shqiptare "standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore".
“Kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Sali Berisha, sipas parashikimeve të nenit 65/1, *Perjashtim nga pjesëmarrja ne komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë.”, thuhet në kërkesën e PS. (A2 Televizion)
