Ligji për barazinë gjinore, Luarasi: Nuk ka gjini të reja dhe as prind 1 e as prind 2

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2025, 12:29 | Politikë

Një ditë pasi Kuvendi miratoi me 77 vota pro ligjin për barazinë gjinore, të kontestuar nga opozita dhe shoqëria civile, deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka sqaruar se ky ligj nuk prek konceptin e dy gjinive “burrë dhe grua”, por garanton barazi dhe dinjitet të tyre në jetën publike dhe sociale. Në një konferencë për mediat, deputetja socialiste thekson se ligji nuk prek familjen tradicionale, ndërsa i cilësoi si dezinformim deklaratat e opozitës që këmbëngul në të kundërtën për gjini fluide.

Deputetja sqaron se ligji nuk prek familjen tradicionale, ndërsa i cilësoi dezinformim dhe mosnjohje të ligjit deklaratat e opozitës.

“Për shkak të gjuhës së urrejtjes dje në parlament është e rëndësishme të adresojmë debatin që ky ligj ka shkaktuar. Ishte e qartë që shumë kolegë kishin më shumë kohë të lexonin ato që thuheshin në rrjetet sociale sesa lexim të vërtetë të pr.ligjin. Janë shprehu shqetësime për terminologjinë e përdorur duke pretenduar se kërcënon familjen tradicionale dhe shton numrin e gjinive. Në realitet ky ligj nuk krijon asnjë produkt të ri ligjor, asnjë gjini të re vetëm synon të garantojë barazinë reale midis burrave dhe grave. Nëse dikush do të donte të prezantonte gjini të reja, do të duheshin reforma të thella ligjore duke nisur nga ndërhyrjet për ligjin për gjendjen civile apo një kuadër ligjor për njohjen e identiteteve ligjore. Narrativa se po legalizohen 70 gjini në Shqipëri është gënjeshtër e qëllimshme sa disa filluan ta besonin ky ligj nuk shton asnjë gjini tjetër. Nuk krijon gjini të reja”, u shpreh Luarasi, raporton A2 CNN.

Sipas saj termi përkatësi e shumëfishtë nuk lidhet me përkatësinë e shumëfishtë gjinore

“Koncepti i përkatësisë së shumëfishtë nënkupton diskriminimin është për shkak të moshës, origjinës, vendbanimit rural, aftësive të kufizuar apo statusit social ekonomik. Ky nuk lidhet me atë që dëgjuam dje përkatësi e shumëfishtë gjinore. Ky togfjalësh nuk ekziston”.

Luarasi u dha përgjigje edhe deklaratave se ligji synon zëvendësimin e shprehjes nëna e babai me prindi një e prindi dy.

“Dëgjuam që pr/ligji detyronte duke zëvendësonte shprehjen nënë e baba me shprehje neutrale si prindi një e prindi dy. As unë e asnjë koleg i PS nuk do të votonte kurrë një ligj që nuk do të na jepte mundësinë që fëmijët të na jepnin mundësinë të na thërrisnin nën e baba. Kjo është gënjeshtër nga at që nuk e kanë lexuar ligjin. Koncepti i gjinisë është i përfshirë në Konventën e Stambollit, e cila është nënshkruar edhe nga Parlamenti shqiptar, edhe kur drejtohej nga opozita e sotme. Ai nuk flet për shumë gjini, por për ndjeshmëri gjinore dhe për korrektësi gjinore në përdorimin e termave, në mënyrë që kolegët të mos nënvlerësohen në punë për shkak të gjinisë së tyre”, theksoi Luarasi, raporton A2 CNN.

Sipas saj ky ligj nuk është eksperiment social, por përmbushje e detyrimeve kushtetuese dhe sociale që korrigjon padrejtësi historike.

“Ky nuk është një eksperiment social, por përmbushje e detyrimeve kushtetuese dhe sociale. Politikat gjinore nuk kërcënojnë familjen, por e mbështesin atë dhe krijojnë mundësi të barabarta për të gjithë. Ato nuk krijojnë privilegje, por korrigjojnë padrejtësi historike.

Shqipëria nuk humbet identitetin e saj duke paguar gratë njësoj si burrat; përkundrazi, shoqëria ecën përpara kur gratë trajtohen me dinjitet dhe barazi. Të gjithë ata që dezinformojnë dhe nxisin urrejtje nuk janë mbrojtës të familjes, por pengues të progresit. Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me diskriminim dhe pabarazi, por duhet të ecë përpara me barazi dhe dinjitet për të gjithë”, u shpreh Luarasi, raporton A2 CNN..

Duke përmendur disa nga shembujt e dhënë nga opozita për vendet e BE që kanë sanksionuar në Kushtetutë njohjen e vetëm dy gjinive, Luarasi u shpreh se vetë BE i ka cilësuar ato në shkelje të parimeve themelore të të drejtave të njeriut, raporton A2 CNN..

“Shumë herë nga opozita janë përmendur shembuj nga Evropa. Disa shtete kanë miratuar ndryshime kushtetuese që kufizojnë njohjen vetëm në dy gjini, por kjo nuk është një shembull që duhet ndjekur nga një vend që aspiron të hyjë në BE. KE ka hapur çështje ndaj tyre për shkelje të të drejtave themelore, dhe nëse shtetet nuk i korrigjojnë këto shkelje, rrezikojnë gjoba ditore ose refuzimin e fondeve të BE-së. Pra, nuk duhet të na ofrohen shembuj jo të mirë.

Ndërsa problemet imagjinare nuk duhet të jenë fokusi ynë, duhet të flasim për problemet reale: çdo ditë, 7 gra raportojnë dhunë në familje. Gratë paguhen 4.5% më pak për çdo punë të kryer. Rreth 30% e grave dhe vajzave nuk kërkojnë punë sepse i dedikohen vetëm shtëpisë, duke marrë vetëm 2% të të ardhurave. Kjo është një traditë familjare që disa duan ta ruajnë, ku gruaja mbetet e izoluar dhe e pa paguar”, tha ajo.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e së enjtes projektligjin për Barazinë Gjinore, me 77 vota pro,  pas një seance maratonë të shoqëruar nga debate të forta politike.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos