"Roaming si në shtëpi" shqiptarët mund të përdorin telefonin në vendet e BE si në Shqipëri

Nga A2 CNN
1 Mars 2026, 09:20 | Ekonomi

"Roaming si në shtëpi" shqiptarët mund të

Shqiptarët mund të përdorin së shpejti telefonin në vendet e Bashkimit Evropian gati si në Shqipëri. Komisioni Evropian ka propozuar nisjen e negociatave për të zbatuar politikën “Roaming si në shtëpi” për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nëse negociatat përfundojnë me sukses dhe rregullat e reja hyjnë në fuqi, qytetarët që udhëtojnë mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mund të përdorin telefonatat, internetin dhe mesazhet pa tarifa shtesë roamingu.

"Roaming si në shtëpi" shqiptarët mund të

Kjo do të thotë fund i kostove ekstra për komunikimin ndërkufitar dhe një lehtësim konkret për mijëra qytetarë, biznese dhe studentë që lëvizin shpesh mes rajonit dhe vendeve të Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos