Në rajon kryeson Kosova, BERZH parashikon se ekonomia do të rritet me 3.5 për qind këtë vit

Nga Marjo Brakaj
26 Shkurt 2026, 15:48 | Ekonomi

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.5 për qind deri në fund të vitit. Institucioni më i madh kredi-dhënës në Europë parashikon se të njëjtën ecuri vendi do të ketë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

“Mbetet një shifër relativisht e mirë për  tu vlerësuar nga ana e zhvillimit, megjithëse larg asaj rrije që do të përkthehej në më shumë mirëqenie për qytetarët”, thotë për A2 CNN Elvin Meka, ekspert ekonomie.

BERZH vëren se, vazhdimi i reformave strukturore, një angazhim i fortë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe potenciali për të marrë më shumë fonde dhe financime nga ky i fundit, do të jenë një kah mbështetës i rritjes ekonomike. “Shifra pre 3.7 për qind është i vetmi lajm pozitiv, pasi po të lexojmë me rreshtash, rritja nuk vjen nga të gjithë sektorët, por vetëm nga 2 sektorë që janë turizmi dhe ndërtimi”, thotë Meka.

Në rajon kryeson Kosova, BERZH parashikon se ekonomia do të rritet me

Pritshmëritë e “BERZH” janë thuajse në të njëjtën linjë edhe me vlerësimin e fundit të bërë nga Banka Botërore. Më optimiste janë qeveria, bashkë me Ministrinë e Financave dhe  pret që ekonomia të rritet në 3.8 për qind. “Gjithsesi kjo mbetet një shifër e pamjaftueshme për të sjellë më shumë mirëqenie te qytetarët. Për të pasur më shumë të ardhura shqiptarët, duket që rritja ekonomike të jetë mbi 5 për qind”, thotë Meka.

Në vlerësimin që i është bërë ekonomive të Ballkanit Perëndimor nga BERZH, rritjen më të lartë thuhet se do e kenë Kosova me 4 për qind. Lista pasohet nga Shqipëria, për të vijuar me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi me 3.2 dhe Serbinë me 3 për qind. Në fund Bosnjë Hercegovina me 2.7 për qind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos