Rritet numri i turistëve të huaj në Shqipëri, por sektori ka ende probleme

Nga Aurora Sulçe
14 Janar 2025, 16:08 | Ekonomi

Numri i turistëve të huaj ka shënuar rritje, çka dëshmon se Shqipëria po zbulohet dhe pëlqehet si destinacion. Por si rezulton bilanci i turizmit për vitin 2024, të sapo mbyllur?

Rritet numri i turistëve të huaj në Shqipëri, por sektori ka

Të dhënat tregojnë se vitin e kaluar, Shqipëria u vizitua nga 11.7 milionë turistë, me rritje 1.6 milionë kundrejt vitit 2023. Niveli më i lartë i shënuar në vite, por më i ulët se pritshmëritë e qeverisë për 14 milionë turistë në vitin 2024.

Por sa i rëndësishëm është sot sektori i turizmit për ekonominë shqiptare?

Rritet numri i turistëve të huaj në Shqipëri, por sektori ka

Turizmi jep një kontribut prej 8.8% të Produktit të Brendshëm Bruto, punëson mbi 384 mijë persona në mënyrë direkte dhe indirekte, zë 7.5% të totalit të investimeve dhe gjeneron në ekonominë shqiptare mesatarisht 1.8 miliardë euro në vit.

Por pavarësisht numrave në rritje të turistëve të huaj, sektori ka ende shumë probleme, me të cilat përballen pushuesit dhe operatorët e tregut.

Rritet numri i turistëve të huaj në Shqipëri, por sektori ka

Ato nisin me mungesën e fuqisë punëtore që ka rritur kostot dhe e ka bërë të vështirë përballin e fluksit, me zhvlerësimin e euros, monedhë në të cilën kryesisht një pjesë e aktivitetit e vijojnë me informalitetin dhe mungesën e koordinimit të politikave me pushtetin qendror dhe atë vendor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos