Rritet sërish çmimi i naftës, ja tarifat e reja për karburantet

Nga A2 CNN
25 Prill 2026, 12:56 | Ekonomi

Rritet sërish çmimi i naftës, ja tarifat e reja për

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të karburanteve në vend, duke përcaktuar tarifat e reja që do të hyjnë në fuqi këtë të shtunë, më 26 prill, në orën 14:00.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (naftën) do të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa me shumicë deri në 194 lekë/litër.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 181 lekë/litri dhe me shumicë deri në 169 lekë/litër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos