“Duhet të jeni mbi 18 vjeç dhe të mos keni pronë”, eksperti tregon kushtet për të përfituar kredinë e butë

Nga A2 CNN
24 Prill 2026, 09:18 | Ekonomi

Eksperti Ervin Demirxhiu ka treguar kushtet që duhet të plotësojë dikush për të përfituar kredinë e butë.

“Në radhë të parë, duhet të jetë mbi 18 vjeç. E dyta, nuk duhet të ketë një pronë të regjistruar në emrin e tij. Këto janë më të rëndësishmet. Ka shumë aplikime dhe dhumë që i plotësojnë kushtet, por vështirësia qëndron të gjesh pronën”, tha eksperti për “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

“Ata që kanë plan të futen te kjo skemë, duhet të fillojnë të kërkojnë diçka, ta rezervojnë pronën me kapar rezervimi derisa t’i dalin dokumentacionet e duhura sepse do jenë me fat nëse gjejnë një pronë. Nëse nuk kemi pronën të gjetur, me çmim që subvencionon Bashkia, të tjerat nuk kanë rëndësi”, shtoi eksperti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos