Tregu imobiliar Durrës, rivlerësimi shtoi kërkesën për apartamente me kredi

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
23 Prill 2026, 17:19 | Ekonomi

Durrësi është nja nga ato qytete të vendit ku vitet e fundit kërkesa për të blerë një apartament ka qenë mjaft e lartë edhe nga shtetas të huaj, raporton A2CNN. 

Pas një periudhe rënie, hapja e procesit të rivlersimit të pasurive të paluajtshme dhe kryesisht të apartamenteve ka shtuar kërkesën në tregun imobiliar në Durrës.

Një nga administratoret e agjensive imobiliare në qytetin bregdetar tregon orientimin e momentit të këtij tregu dhe joshjen e blerësve dhe nga apartamentet e vjetra.

E veçanta e është që në këtë moment kërkesat për blerje apartamentesh vijnë thuajse nga të gjitha shtresat, si të punësuarit në shtet apo privat ashtu edhe nga sipërmarrjet private dhe të huajt. Ndërsa parashikimet flasin për një rritje të mëtejshme të çmimit të apartamenteve nisur nga rritja e kostove të ndërtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos