Rritja ekonomike në 2025 zgjerohet në 3,9%, turizmi e ndërtimi janë ndikues kryesor

Nga Marinela Lina
6 Janar 2025, 14:54 | Ekonomi

Pas luhatjeve ndër vite si pasojë e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, rritja ekonomike e vendit pritet që në vitin 2025, të zgjerohet edhe më tej. Në 3.9% është parashikimi i kryer për periudhën afatmesme 2025-2027 nga 3.7% në 2024. Ndërsa ky trend pritet të bjerë në 2027.

Rritja ekonomike në 2025 zgjerohet në 3,9%, turizmi e ndërtimi

“Në 2026 kemi rritje por do të ketë një trend ulës që do të arrijë në vlerën e vitit 2025 në 3.9%. Duke u referuar dhe recesionit në 2020 dhe rimëkëmbjes në 2021 të gjitha këto tregues na çojnë në një luhatje të shifrave”, thotë për A2 CNN Eriola Hoxha, eksperte ekonomie.

Është ecuria e mirë e sektorit të turizmit dhe aktivitetit të ndërtimit ndikues kryesor në rritjen ekonomike. Aktiviteti ekonomik do të mbështetet kryesisht nga rritja e konsumit, investimeve, eksporteve por dhe importeve të mallrave dhe shërbimeve.

Rritja ekonomike në 2025 zgjerohet në 3,9%, turizmi e ndërtimi

“Dy më kryesoret që bëjnë që ekonomia shqiptare dhe me gjithë lëvizjet të ketë një trend zhvillimi pozitiv janë konsumi dhe investimet. Kanë pasur një ecuri pozitiv duke dhënë vlerë reale në ekonominë shqiptare”, thotë Hoxha.

Pavarësisht situatës në të cilën ndodhen dhe nevojës së vazhdueshme që kanë, parashikimi për sektorët, më në zë të ekonomisë do të vijojë trendin rritës. Specifikisht, Bujqësia pritet të rritet mesatarisht me rreth 2.4 % në vit në terma real përgjatë periudhës 2025-2027, Industria rreth 4.7 %, Ndërtimi 2.6 %  ndërsa Shërbimet 4.5 %.

Rritja ekonomike në 2025 zgjerohet në 3,9%, turizmi e ndërtimi

“Kanë dhe një buxhet të veçantë për 2025 I cili me vite më parë është më i madh që do të thotë i është dhënë rëndësi këtyre sektorëve nga buxheti dhe do të japin një kontribut në rritje në fund si tek bujqësia industria por dhe shërbimet”, thotë Hoxha.

Rritja ekonomike në 2025 zgjerohet në 3,9%, turizmi e ndërtimi

Përballë sektorëve më në zë, punësimi do të rritet lehtësisht por përsëri do të jetë nën presionit e lëvizjeve migratore. Në buxhetin e vitit 2025, programimi i të ardhurave buxhetore bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit ne ekonomi. Ato do të arrijnë masën 754,6 miliardë lekë ose 28,8% e PBB. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos