FMN paralajmëron: Paqja fiskale rrezikon përparimin e Shqipërisë në administrimin e tatimeve

Nga Marjo Brakaj
14 Nëntor 2025, 14:36 | Ekonomi

FMN paralajmëron: Paqja fiskale rrezikon përparimin e

Anke Weber, drejtuesja e misionit të FMN-së në Tiranë komentoi paqen fiskale. E pyetur, Weber tha se qeveria ka bërë përparim në forcimin administrativ të të ardhurave.

Por, ajo paralajmëroi se disa prej elementëve të propozuar në paqen fiskale mund të rrezikojnë arritjet e deritanishme me drejtësinë dhe administrimin e tatimeve, shkruan A2 CNN.

“Kemi parë draftin e fundit të paketës, vëmë re që qeveria ka bërë përparim gjatë viteve të fundit në forcimin administrim të të ardhurave në përputhje me këshillat tona. Kemi frikë që disa prej elementëve të projektpropozimit mund të minojnë progresin e Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa risqe për përmbushjen dhe për drejtësinë”, tha Weber. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos