
Futja e kompensimit me 10% për fermerët për çdo faturë që ata marrin tek grumbulluesit apo tregtarët, ndryshe nga sa mendon qeveria se do të formalizojë tregun, për blegtorët nuk zgjidh problemin kryesor të sektorit, atë të TVSH-së zero në blerjen e produktit nga grumbulluesi.
Shoqata e Blegtorëve prodhues të qumështit tha në Komisionin e Ekonomisë se duke ndjekur këtë formulë kompensimi direkt të fermerit, dhe jo rikthim të TVSH-së 20% në bujqësi por ta barazuar me importin, përsëri nuk e bën grumbulluesin të interesuar për të blerë prodhimin vendas.
"Shitja e qumështit deri në 70% ndodh pa fature, pasi autofatura është një abuzim ndaj fermerit që përpunuesi e pret, kur e ku i duhet, sa i duhet me çmimin që i duhet, për të rregulluar bilancin e tij mujor apo vjetor apo për të qenë në rregull me veten e vet. Nuk e kuptojmë pse nuk rregullohet, domethënë, pse nuk ka një kontroll nga qeveria që të ketë një faturim direkt të mallit nga qumështi. Le të themi kemi një fermë me nëntë lopë, prodhojnë 30 litra për lopë, 270 litra qumësht.
Nuk e kuptoj pse nuk ky fermer ose kjo fermë nuk duhet ta faturojë vetë, prodhimin e saj. Ne kërkojmë një barazim të TVSH-së sa të doni vendoseni ju. Ne që shesim qumësht, por dhe si blerës si ferma që jemi, ne sot gjendemi në realitetin që fermerët shqiptarë që prodhojnë misër, prodhojnë elb, prodhojnë jonxhë, nuk na i shesim dot produktet e tyre, sepse edhe ne nuk mund t'i blejmë dot. Nuk i blejmë dot për arsye se ne nuk na njihen TVSH-ja në sistem i blerjeve që mund të bëjmë. Sepse nëse po bëjmë një krahasim orë, nëse 1 kg misër është 25 lekë, për grumbulluesi ta sjell tek ferma 30 lekë, sepse ta jep me TVSH.
Neve nuk mund t'ia paguajmë 30 lekë, sepse ajo 5 lekë do ta na transformojë në pagesë në fundin e muajit për kundrejt shtetit. Por nëse shteti do të na njihte fiskalisht fermerin e vogël, që mund të njihte TVSH-në, në faturën që ai do të presë për kile, misër, kile, elb, kile, jonxhë apo çdo produkt që ai mund të prodhojë, neve do të ishim të gatshëm të blinim të gjitha produktet që ne na rrethon, nëse secili prej nesh në fermat tona, shkruan A2 CNN.
Një problem tjetër që neve kemi është që fabrikat e qumështit meqë po lejohen të marrin lëndët e para nga Serbia, Maqedonia, nga Hungaria, të njihet në etiketë. Ta kenë të detyrueshme ta shkruajnë në etiketë për konsumatorin vendas që, këtë gjë unë e marrim nga filani. Një problem tjetër shqetësues, është që fermerët për këtë vit kanë një mangësi në pagesat e subvencioneve të vitit, nuk e kuptojmë se pse në 11 muaj nuk mund të merren këto lekë. Dhe të gjithë fermerët sot që flasim nuk e dimë a do merren lekët apo s'do merren ato lekë që janë premtuar.", theksoi Gentian Lalaj nga Shoqata e blegtorëve prodhues të qumështit. (A2 Televizion)
