Paradoksi! Zjarret dhe përmbytjet shtohen, qeveria ul buxhetin për Emergjencat Civile

Nga Marjo Brakaj
24 Nëntor 2025, 16:33 | Ekonomi

Nëse ka një gjë që mund të parashikohet në Shqipëri, madje me lehtësi, është se në veri apo jug të vendit, disa qindra hektarë me pyje do të shkrumbohen nga zjarret ndërsa hapësira të tëra me tokë do të gjenden nën ujë. E njëjta ndodhi edhe këtë vit.

"Sepse ujitja dhe kullimi, rrugët rurale, pyjet dhe kullotat... janë këta tre sektorët që ndër këto 10 vite së paku kanë mbetur jashtë vëmendjes”, deklaroi Agron Haxhimali, Drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare.

Rreziku që i kanoset ekonomisë nga fatkeqësitë natyrore vitet e fundit po ngrihet si sfidë në shumicën e raporteve të institucioneve të huaja dhe vendase. Këtyre paralajmërimeve qeveria po i përgjigjet duke ulur buxhetin për emergjencat civile. Nga më shumë se 5.4 miliardë lekë në projektbuxhetin 2025, për vitin e ardhshëm për emergjencat civile janë parashikuar më pak se 5.3 miliardë lekë.

Paradoksi! Zjarret dhe përmbytjet shtohen, qeveria ul buxhetin për

 “Si pasojë e një buxheti të limituar në këto tre sektorë, kemi zjarre, përmbytje, kemi një ekonomi rurale shumë të dobët”, tha drejtori i Institutit për Bashkitë Shqiptare, Agron Haxhimali.

Qeveria ndërkohë ka rritur lehtë fondet për ujitjen dhe kullimin. Vitin e ardhshëm 61 njësive të pushtetit vendor do t’iu ndahen gati 1.2 miliardë lekë nga 1 miliard këtë vit.

Paradoksi! Zjarret dhe përmbytjet shtohen, qeveria ul buxhetin për

Po a mjaftojnë 200 milionë lekë më shumë për të parandaluar përmbytjet?

“Në qoftë se këto sektorë do mbeten me këto transferta të pakushtëzuara teje të limituara, atëherë do kemi këto ndrysh këto probleme, këto sfida për të cilën bashkitë do jenë në kushte të pamundësisë për t'i dalë përpara dhe për të përballuar zjarret, përmbytjet apo që lidhet me ndryshimet klimatike”, theksoi Haxhimihali.

Paradoksi! Zjarret dhe përmbytjet shtohen, qeveria ul buxhetin për

Në raportin vjetor 2024 të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thuhet se më shumë zjarre pritet të shtohen, e po ashtu edhe përmbytjet apo erozionet për shkak të ndryshimeve të forta klimaterike. Ekspertë të pushtetit vendore paralajmërojnë se në mungesë të fondeve të mjaftueshme për të parandaluar, nga buxhetet e bashkive do të dalin më shumë para për të dëmshpërblyer të përmbyturit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos