Shqipëria po arin të marrë më pak fonde të huaja. Nga mbi 40 miliardë lekë të planifikuara, deri në korrik u arritën të shfrytëzoheshin më pak se 8 miliardë lekë. Kjo shumë është sa 20 për qind e asaj të planifikuar.
Vitin e shkuar Shqipëria gjithashtu arriti të shfrytëzonte më pak se gjysmën e fondeve të huaja në dispozicion. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se nga më shumë se 45 miliardë lekë të planifikuara, në fund të vitit u morën vetëm 25.3 miliardë, shkruan A2 CNN.
Abuzimet me fondet IPARD në bujqësi, ato të FRONTEX për menaxhimin e kufijve, bashkë me shpërdorimet e parave të Bashkimit Europian nëpërmjet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës kanë prishur imazhin e Shqipërisë në sytë e të huajve.
Ministria e Financave ka ulur kështu pritshmëritë mbi fondet e huaja, shumica e së cilave në forme ndihme për në vijim. Nga mbi 45 miliardë lekë të parashikuara vitin e shkuar, shuma e pritshme është ulur në vetëm 36.5 miliardë për 2025-n.
Kjo pasi sipas Komisionit Europian mungon transparenca dhe një pjesë e parave të shpenzuara nuk arrihen të justifikohen si në rastin e tërmetit. Nga ana tjetër edhe kontrollet e brendshëm të kryera së fundmi kanë treguar sa për “dredhi” nga subjektet përfituese aq edhe për shpërndarje “klienteliste” me fondet e Bashkimit Europian. (A2 Televizion)