Hendeku në punësim, pabarazia gjinore, Shqipëria në top dhjetëshe në Europë

Nga Marinela Lina
30 Nëntor 2023, 16:33 | Ekonomi

Agjencia Europiane e Statistikave e rendit Shqipërinë ndër vendet e para në botë për diferencimin gjinor në punësim. Rritja në 12.4 pikë përqindje e këtij treguesi tregon se jemi larg normës së Bashkimit Europian.

Hendeku në punësim, pabarazia gjinore, Shqipëria në top

Islanda, Hollanda dhe Norvegjia kryesojnë listën sa i përket punësimit të femrave. Ndërsa vendi ynë rreshtohet pas Serbisë, Rumanisë, Greqisë dhe Italisë me një përqindje 58.9% për punësimin më të ulët.

Hendeku në punësim, pabarazia gjinore, Shqipëria në top

Sipas ekspertëve të punësimit janë përgjegjësitë e papaguara të kujdesit për gratë, por edhe diskriminimi në punësim ata që kanë përkeqësuar këta tregues.

Hendeku në punësim, pabarazia gjinore, Shqipëria në top

Nëse ndalemi tek meshkujt, kjo normë e rendit Shqipërinë disa vende më mirë se femrat. 71.3% e burrave janë të punësuar duke e rreshtuar kështu Shqipërinë në vend të 7 nga fundi për normën më të lartë të punësimit.

Hendekun më të ulët midis femrave dhe meshkujve në punësim e kanë shtete si Lituania, Finlanda dhe Estonia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos