Të dytët në Europë, vjetërohet flota në vend, automjetet deri në 22 vjeç

Nga Marinela Lina
29 Nëntor 2023, 12:23 | Ekonomi


Edhe pse nuk duhet të jetë kështu, përdorimi i makinave në moshë më të vjetër vijon të rritet në të gjithë vendin. Kushti i integrimit në Bashkimin Europian për një përdorim të gjerë të makinave të reja kryesisht atyre elektrike, nuk është plotësuar teksa vjetërsia tashmë ka arritur deri në 22 vjec.

Shqipëria renditet e dyta në Europë pas Polonisë, për përdorimin e lartë të mjeteve mbi 20 vjeç, duke u bërë një ndër faktorët kryesorë të ndotjes.

“Rritet mosha e makinave dhe motori djeg më me vështirësi dhe rrjedhimisht lëshon më shumë element të ndotjes. Këta rriten eskponcialisht me vjetërsinë e makinave”, u shpreh Françeska Korançe, eksperte mjedisi.

Në auditimin e kryer nga Kontrollit i Lartë i Shtetit evidentohet se numri total i mjeteve rrugore në 7 vitet e fundit është rritur me rreth 220 mijë ku 158 mijë përbëjnë ato me naftë, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në ndotjen e ajrit. Përballë ecurisë rritëse, ekspertët e mjedisit ngrenë problem mungesën e monitorimeve të cilësisë së ajrit.

“AKM apo të tjera institucione të bëjnë matjet e cilësisë së ajrit nuk i bëjnë. Shqipëria është e detyruar të japi një raport të përvitshëm apo 2 vjeçar se është kusht për t’u përfshirë në Europë”, tha ajo.

Më të vjetrit, por dhe më problematikët janë autobusët mosha e të cilëve arrin deri në 22 vjeç.

“Në raportet e fundit që janë bërë nga organizatat, shumica kanë qenë nga benzina dhe ndotësit benzen dhe ka shumë ndikim. Ajo flotë vijon gjatë gjithë ditës qarkullon edhe çdo vit duke mos ndryshuar”, shtoi Korançe.

KLSH vë në dukje se masat dhe zgjidhjet konkrete për të përmirësuar sektorin e transportit rrugor me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit nuk janë integruar plotësisht në dokumentet e tjera strategjikë të qeverisë. Pavarësisht se është hartuar në një plan për një transport të qëndrueshëm i cili do të ndihmonte në zgjidhjen e problematika ende nuk është miratuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos