“Të rinj që nuk gjejnë punë”, projektligj për arsimin profesional që ndërton ura mes shkollave e bizneseve

Nga Marjo Brakaj
9 Shkurt 2024, 20:03 | Ekonomi

Sipërmarrje në dëshpërim për punonjës, dhe të rinj e të reja që ankohen se nuk gjejnë punë. Ish-ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka një propozim se si mund të zgjidhet ky ngërç.  Ajo ka depozituar në Kuvend një projektligj që synon të ndërtojë ura që lidhin institucionet arsimore, nevojat e bizneseve dhe programet e studimit.

Formula u lejon shkollave profesionale të lidhin direkt marrëveshje me institucione homologe jashtë, duke marrë nga ato edhe programe të ndryshme studimi. Por çfarë duhet përtej kësaj?

Në një plan të parë do ta vlerësoja si një nismë pozitive. “Knoë hoë” është shumë i nevojshëm për ne. Edhe përmbajtja e projektligjit duket pozitive, por vetëm në kushtet që do të kemi një ndërveprim serioz me institucionet e huaja”, tha ekspertja e tregut të punës, Eranda Ymerali.

Sipas relacionit të projektligjit, gjithashtu në dispozicion të shkollave profesionale do të vihen më shumë para në dispozicion nga buxheti i shtetit. 

Duket sikur pas viteve 2014 humbi orientimi drejt shkollave profesionale. Rritja e buxhetit në dispozicion është një sinjal i mirë për rikthim të vëmendjes", shtoi Ymerali.

Për shkak të mungesës së një ure lidhëse, rreth 150 mijë apo thënë ndryshe mbi 20 për qind e të rinjve e të rejave në vend nga 15 deri në 29 vjeç janë aktualisht pa një punë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos