Tarifat e reciprocitetit të Trump, kompanitë shqiptare çuan më pak produkte në SHBA gjatë 2025

Nga Marjo Brakaj
23 Prill 2026, 14:49 | Ekonomi

Kompanitë shqiptare çuan më pak produkte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit të shkuar. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vlera e eksporteve gjatë 2025-s ra në më pak se 5.6 miliardë leke nga mbi 7 miliardë ne 2024-n. 9.8 miliardë ne 202-shin apo 13.5 miliardë gjatë 2022-shit.

Vendosja e tarifave të reciprocitetit sipas presidentit amerikan Donald Trump është një ndër arsyet.

Filip Gjoka, Shoqata “Industria e Bimëve Aromatike dhe Mjekësore”, tha: “Gati 48 për qind e eksporteve janë të drejtuara drejt SHBA dhe kjo taksë 10 për qind ka dëmtuar situatën ekonomiko-financiare të kompanive eksportuese shqiptare”.

Pavarësisht përpjekjeve, kompanitë shqiptare, veçanërisht ato në sektorin e bimëve aromatikeo-mjekësore  e kanë pasur të vështirë të gjenin tregje të tjera.

“Ka qenë e vështire pasi një pjesë e konsiderueshme e bimëve aromatiko-medicinale janë të destinuara për tregun amerikan dhe pavarësisht përpjekjeve kemi gjetur tregje shumë te vogla që nuk krahasohen me ato amerikane”, Gjoka.

Ndërkohë kompanitë në këtë sektor, veç tarifavë përballen me zhvlerësim të dollarit, rritje të karburanteve dhe së fundmi me heqjen e naftës nga skema kombëtare në bujqësi dhe blegtori për këë vit.

“Nëse qeveria nuk ndërhyn ne do të kemi shpopullimi edhe më tej veçanërisht të zonave rurale të cilat si të vetmen alternativë tani shohin vetëm emigrimin”, tha Gjoka.

Shqipëria bashkë me Kosovën dhe Malin e Zi janë tre vendet mbi të cilat prej një viti aplikohet vetëm tarifa bazë, 10 për qind nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për produktet nga Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina dhe  Serbia, tarifat variojnë nga 33 në 37 për qind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos