Turistët nuk nxitën konsumin, ekonomia e vendit u rrit me vetëm 3.75% në korrik-shtator

Nga Marjo Brakaj
24 Dhjetor 2025, 15:36 | Ekonomi

Turistët nuk nxitën konsumin, ekonomia e vendit u rrit me vetëm

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.75 për qind në tremujorin e tertë të vitit. Zgjerim i Prodhimit të Brendshëm Bruto në korrik-shtator rezulton të jetë ngadalësuar në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

Turistët nuk nxitën konsumin, ekonomia e vendit u rrit me vetëm

“Nuk kemi të bëjmë me ndonjë surprizë. Ky nivel ishte i pritshëm si pasojë edhe ekonomisë e cila është e mbështetur vetëm te pak sektorë”, shprehet eksperti Elvin Meka.

Kontributin kryesor në këtë ecuri e dha rritja e pagave në administratën publike, ndjekur nga taksat dhe turizmi me shitblerjen e pronave. E kundërta ndodhi me sektorët e punësimit masiv si bujqësia dhe industria që u tkurrën respektivisht me 0.26 dhe 0.48 për qind.

Turistët nuk nxitën konsumin, ekonomia e vendit u rrit me vetëm

“Fakti që mbështetemi në faktorë sezonalë nuk na bën mirë. Rënia e treguesve të industrisë dhe bujqësisë duhet analizuar. Të dhënat janë shqetësuese”, thekson Meka.

Sipas metodologjisë tjetër të Institutit të Statistikave, asaj të shpenzimeve, në rritjen ekonomike në tremujorin e dytë të vitit kontributin kryesor e dha administrata publike me rritjen e pagave dhe eksportet. Këto të fundit rimorën veten në korrik-shtator pas tatëpjetës një vit më parë. Ndonëse në kulm të sezonit turistik veror, konsumi u rrit me vetëm 1.25 për qind.

Turistët nuk nxitën konsumin, ekonomia e vendit u rrit me vetëm

“Ashtu siç edh është thënë, eksportet janë në krizë. Nga ana tjetër importet janë rritur vetëm si pasojë e shtimit të numrit të turistëve”, shprehet eksperti Meka.

Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë presin që ekonomia e vendit të rritet mesatarisht me 4 për qind këtë vit. Disi më pesimiste janë institucionet Ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe ajo Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që presin zgjerim të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mesatarisht 3.5 për qind. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos