15 mijë lekë për Vitin e Ri! Miratohet bonusi për personat me aftësi të kufizuar

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2025, 10:47 | Ekonomi

15 mijë lekë për Vitin e Ri! Miratohet bonusi për personat

Qeveria ka rishikuar buxhetin e shtetit për herë të 4-t teksa ka vendosur të japë shpërblime për fundvitin për personat me aftësi ndryshe në vlerën 15 000 lekë, kategori e cila nuk ishte e përfshirë në aktin të tetorit ku dhanë shpërblime për pensionistët, shkruan A2 CNN.

Ndryshimet parashikojnë dhënien e një bonusi fundviti prej 15 mijë lekësh për familjet që përfitojnë Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar dhe kujdestarët e tyre, nga i cili do të përfitojnë rreth 148 500 qytetarë.

Sipas Ministrisë së Financave, fondet e pashpenzuara nga ministritë dhe institucionet buxhetore do të transferohen në Fondin e Veçantë të Pensioneve, me një vlerë minimale të parashikuar prej 150 milionë eurosh, të destinuara për Reformën e Pensioneve.

Ndryshimet në buxhet përfshijnë edhe mbështetje shtesë për bujqësinë, me rreth 2 miliardë lekë shtesë, duke e çuar fondin total për vitin 2025 në 6.4 miliardë lekë.

Shëndetësia do të përfitojë 18 milionë euro për furnizimin me ilaçe në spitale, ndërsa pushteti vendor do të mbështetet me 1.2 miliardë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Në total, vlera që po i kalohet pushtetit vendor është e barasvlershme me rreth 40% të detyrimeve të prapambetura që kanë këto bashki. Ministria e Financave thekson se këto masa synojnë forcimin e stabilitetit ekonomik dhe rritjen e mbështetjes sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos