2.3 milionë turistë këtë fillimvit, por dhe pritshmëritë për arritjen e rekordit prej 14 milionë të huajve në vend kanë rritur besimin për një ekonomi më të mirë, kryesisht në sektorët e tregtisë dhe shërbimeve. Vrojtimi i besimit i publikuar nga Banka e Shqipërisë shfaqi një përmirësim të këtij treguesi për muajin maj, konkretisht me 2.15 dhe 1.3%.
“Performancë pozitive një sukses i jashtëzakonshëm, krahasuar me një vit më parë, por pritshmëritë e përgatitjet për një turizëm si Shqipëria duket se rezultatet do të jenë më të mira duke ndikuar kështu dhe te tregtia e shërbimet”, shprehet Eriola Hoxha, pedagoge UMSH.
Për shkak të prodhimit, por dhe kontratave porositëse në rënie kryesisht në sektorin e industrisë, por dhe aktivitetit aktual ndërtues, besimi tek industria dhe ndërtimit ra me 0.6 pikë përqindje.
Përballë një situate të tillë, treguesi i besimit konsumator u shfaq më pesimist me një rënie 4.9% për muajin që lamë pas. Ndikuar kryesisht nga buxheti familjar, por dhe ekonomia aktuale e vendit.
“Konsumatori pëson produktin final të çdo veprimi të sektorëve. Rënia e besimit ka të bëjë me pamjaftueshmërinë e fondeve buxhetore për të përballuar çmimet.”
Por ndalur te pritshmëritë e çmimeve për këta sektorë në të ardhme parashikimet janë të ndryshme. Industria dhe shërbimet presin një ulje të çmimeve në këtë sektor, ndërsa ndërtimi e tregtia rritje.
“Çmimet prej tri vitesh nga krizat me faktorë të brendshëm dhe të jashtëm s’janë kthyer asnjëherë në gjendjen e mëparshme të krizave.”
Bazuar dhe në performancën e sektorëve, pas një ecurie në rritje, treguesi i ndjesisë ekonomike ra në 113 pikë përqindje në muajin maj. (A2 Televizion)