“Turizmi s'na jep zhvillimin ekonomik që duam”, Shkodra: Ja si zhvillohet vendi

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 22:35 | Ekonomi

Kryetari i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, ka kritikuar strategjinë aktuale ekonomike të qeverisë gjatë një interviste në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, duke theksuar se turizmi nuk ofron zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik që kërkon Shqipëria.

Shkodra theksoi se fokusi kryesor duhet të jetë te përpunimi industrial dhe prodhimi vendor, pasi një ekonomi pa këtë sektor nuk ka sovranitet ekonomik. Ai shtoi se importet e larta dhe varësia nga zinxhirët ndërkombëtarë, siç u vu re gjatë pandemisë, tregojnë nevojën për të rritur kapacitetet prodhuese dhe përpunuese, shkruan A2 CNN.

“Turizmi është i rëndësishëm, por është shtegtar; na jep vizibilitet, por jo zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Duhet të kthehemi tek prodhuarja, përpunimi industrial dhe energjia elektrike si shtylla të sovranitetit ekonomik,” tha Shkodra.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e investimeve në logjistikë dhe sektorët strategjikë për të garantuar vende pune, qëndrueshmëri dhe ulje të varësisë nga importet, duke propozuar një rikonceptim të turizmit për ta bërë atë pjesë të zhvillimit ekonomik të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos