Ulen sërish interesat në Eurozonë, “kriza e çmimeve” është lënë pas krahëve, Euro humbet pikë ndaj dollarit

Nga A2 CNN
17 Tetor 2024, 17:00 | Ekonomi

Ulen sërish interesat në Eurozonë, “kriza e

Për të tretën herë brenda vitit, Banka Qendrore Europiane ka ulur sërish normat e interesit. Norma e depozitave zbret kështu në 3.25 për qind nga 3.5 për qind që ishte duke konfirmuar në këtë mënyrë se “kriza e çmimeve” është lënë prapa krahëve, shkruan A2.

“BQE do të vazhdojë të ndjekë një qasje të bazuar në të dhëna, sipas së cilës vendimet përcaktohen herë pas here në çdo mbledhje. Dhe vendimi i marrë është pikërisht një nga këto raste", tha presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Pak pas vendimit të bërë publik nga shefja e Bankës Europiane, Christine Lagarde euro u zhvlerësua me 3 për qind përballë dollarit. E njëjta euro pritet të reflektohet edhe në raport me lekun, përcjell A2.

“Zona e euros nuk po shkon drejt një recesioni dhe ne po shkojmë drejt një uljeje të butë”, tha Lagarde.

BQE gjithashtu monitoron me kujdes zhvillimet në dy teatrot e luftës, në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, çmimet e naftës dhe masat stimuluese që po studiohen për ekonominë kineze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos