Vapa rrit importet e energjisë, KESH shpenzon mbi 36 milionë euro vetëm në gusht

Nga Marjo Brakaj
22 Gusht 2025, 14:57 | Ekonomi

Vapa po shton konsumin duke rritur importet e energjisë elektrike. Vetëm gjatë gushtit, Korporata Elektro-energjetike Shqiptare ka blerë nga vendet e tjera gati 278 mijë megavat-orë energji elektrike me vlerë pak më shumë se 36.6.5 milionë euro. Çmimi mesatar për një megavat-orë përllogaritet në rreth 132.7 euro. 

Marrë që nga fillimi i vitit, KESH ka blerë mbi 137 milionë euro energji elektrike, 90 milionë më tepër se janar-gushtin e një viti më parë.

Kjo për shkak të mungesës së reshjeve dhe parashikimeve për vijim të thatësisë e cila pritet të shtrirë edhe në vjeshtë, kombinuar me nevojën e shtuar nga turizmi. Rrezet e forta të diellit kanë ulur në 1 mijë e 272 metër kub për sekondë rezervën hidrike në Kaskadën e Drinit. Në raport me korrikun e një viti më parë, rezerva hidrike është tkurrur me 10 për qind, por duke mbetur gjithsesi mbi mesataret shumëvjeçare, shkruan A2 CNN.

Për shkak të kërkesës së lartë që shumë vende europiane po kanë, të dhënat nga bursa hungareze HUPX tregojnë se ndonëse me luhatje çmimi i energjisë elektrike po rritet. Nga 65 euro javën e shkuar një megavat-orë energji elektrike kushtoi gati mbi 71 euro të premten.

Ashtu si në muajt e pranverës, Korporata Elektroenergetike shqiptare provoi edhe gjatë korrikut të menaxhonte rezervën hidrike me anë hidrike me anë të procedurës së optimizimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos