Nga froni i lavdisë, në hijen e “Superlekut”. Euro, monedha e artë e ëndrrave europiane, vite më parë sundonte me krenari në çdo transaksion, nga rrugicat e tregjeve popullore deri në kontratat më të majme të ndërtimit. Në sytë e shqiptarëve, euro nuk ishte thjesht një valutë....ishte garanci, prestigj, status. Por sot, ajo nuk është më as hijeshia që ishte. E zbehtë në kurset e këmbimit, e pa forcë në dorën e emigrantit, euro po jeton ditët e saj më të zymta.
“Deri diku kjo do të ishte e pritshme. Për aq kohës a le po përdorim më shumë euron se lekun, sigurisht që do të vinte një ditë që do të ndodhte “vdekja e saj”, thotë për A2 CNN, Dritan Vakaj, kreu i Shoqatës së Këmbimit Valutor.
Koha si çdo regjim, i ka ditët e veta të numëruara. Dhe sot, euro nuk shkel më mbi qilim të kuq në tregun valutor shqiptar. Me kokën ulur, ajo shitet për më pak se 98 lekë. Ky është niveli u ulët jo vetëm për këtë vit, po që na2088-ta kur valuta europiane hyri në Shqipëri.
“Rritja e remitancave nga emigrantët, hyrjet masive të turistëve tëhuaj që sjellin valutë, investimet e huaja që përllogariten në euro, si dhe mungesa e kërkesës për të blerë valutë për importe – të gjitha kanë ndikuar në këtë zhvlerësim të qëndrueshëm të euros. E gjithë kjo ndodh ndërsa Banka e Shqipërisë ndërhyn në treg për të blerë valutë dhe për të shmangur një rënieedhe më dramatike”, thekson Vakaj, për A2 CNN.
Banka e Shqipërisë mundohet ta mbajë në jetë. Bën ndërhyrje. Blerje. Sinjale. Por tregu nuk fal: Në raport me qershorin e njëviti më parë, euro ka humbur mbi 2 pikë.
“Kjo nuk është vetëm një krizë kursi. Është një ndryshim paradigme. Një kohë e re ku lekut po i jepet dinjitet. Një realitet i ri ku euroja nuk frikëson më, por barazohet. Një botë ku fiton ai që merr pagë në lekë… dhe humbet ai që paguhet në euro”, shton Vakaj.
Euro po rrudhet shpejt, përballet me një realitet të ri shqiptar, ku fuqia vendase e parasë po fiton besim dhe pavarësi. Por mbetet për t’u parë nëse ky është një fund i përkohshëm, një kapitull i ri i lekut, apo thjesht një episod në ciklin e luhatjeve monetare që i karakterizon tregjet në tranzicion. (A2 Televizion)