Më shumë se 5.5 milionë euro, nga vetëm një procedurë shitjeje ka arketuar Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.
Janë eksportuar nga KESH 57 mijë megavatorë energji elektrike, me çmim mesatar 98 euro. Kjo si pasojë e mbiprodhimit, nga reshjet e ditëve të fundit.
Tre liqenet kryesore në kaskadën e Drinit, janë aktualisht në nivelet më të larta të muajve të fundit. Në harkun e një muaji, KESH ka përfituar gati 15 milionë euro nga shitjet e energjisë. (A2 Televizion)