Vlerësim negativ i AMCHAM: Shqipëria s’po rregullon dot imazhin në sytë e investitorëve të huaj

Nga Marjo Brakaj
31 Korrik 2025, 15:23 | Ekonomi

Shqipëria nuk po rregullon dot imazhin e saj në sytë e investitorëve të huaj, duke mbetur gjithsesi në “vijën e kuqe” të vlerësimeve në drejtim të klimës së të bërit biznes. Në Indeksin e Besimit të Bizneseve mbi ecurinë e vitit të shkuar dhe pritshmëritë për në vijim të realizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, vendi u vlerësua me 46.47 nga 100 pikë të mundshme. Në krahasim me një vit më parë treguesi është përkeqësuar me 1.1 pikë.

Vlerësim negativ i AMCHAM: Shqipëria s’po rregullon dot imazhin

Gjatë 12 vjetëve të organizimit nga Dhoma Amerikane të këtij pyetësori mbi klimën e biznesit, vlerësimi i anëtarëve ka qenë gjithnjë nën nivelin e 50 përqindëshit, duke demonstruar një shqetësim të vazhdueshëm për disa parametra themelorë të klimës.

AMCHAM

Për të katërtin vit me radhë, gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar është kthyer në shqetësimin kryesor të Dhomës Amerikane të tregtisë. Ky tregues mori ndër vlerësimit më të ulëta në Indeksin e Besimit të Bizneseve, vetëm 27.23 pikë, nga 100 të mundshme.

Vlerësim negativ i AMCHAM: Shqipëria s’po rregullon dot imazhin

Pavarësisht një përmirësimi të lehtë në vitin 2024, gjetja e stafit të kualifikuar vendas është raportuar si një problem nga 73.3 për qind e kompanive që morën pjesë në sondazh.

AMCHAM

Ndër problematikat që bizneset hasin në Shqipëri sipas AMCHAM janë edhe monopolet në tregje që sjellin konkurrencë të pandershme, informalitetit, burokracitë dhe sistemi fiskal që ndryshohet shpesh.

Vlerësim negativ i AMCHAM: Shqipëria s’po rregullon dot imazhin

Dukshëm këto indikatorë pasqyrojnë çështje mbi të cilat Dhoma Amerikane përmes Komiteteve, ka punuar me të gjitha strukturat shtetërore qeveritare dhe parlamentare për të sjellë ndryshime të cilat jo thjesht ndihmojnë biznesin  e saj anëtar por mbi të gjitha krijojnë një perceptim pozitiv të mënyrës se si bëhet biznes në Shqipëri duke rritur interesin e investitorëve të huaj.

AMCHAM

Në përkeqësimin e përgjithshme të klimës së të bërit biznes në Shqipëri, kontributin këtë vit rezulton ta ketë dhënë ecuria jo fort e ekonomike e vendit. Bizneset amerikane dhe ato vendase besojnë se perspektiva ekonomike e Shqipërisë nuk është e kënaqshme duke ndikuar kështu negativisht në aktivitetin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos