Klima e biznesit, Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin e Biznesit

Nga Marjo Brakaj
31 Korrik 2025, 11:16 | Ekonomi

Klima e biznesit, Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin e Biznesit

Dhoma Amerikane ka publikuar Indeksin e Biznesit, duke sjellë perceptimin e anëtarëve të saj për indikatorët kryesorë të klimës së biznesit gjatë 2024.

Indeksi prezanton një ulje të lehtë të vlerësimit, 46.47 në krahasim me 47.57 që ishte një vit më parë, duke prodhuar sërish një indeks që është nën nivelin e mesatares, shkruan A2.

Gjatë 12 vjetëve të organizimit nga Dhoma Amerikane të këtij pyetësori mbi klimën e biznesit, vlerësimi i anëtarëve ka qënë gjithnjë nën nivelin e 50 për qindshit, duke demonstruar një shqetësim të vazhdueshëm për disa parametra themelorë të klimës.

Tregues si gjetja e stafit të kualifikuar lokal, monopoli dhe konkurrenca e padrejtë, ekonomia informale, burokracia qeveritare dhe niveli i përgjithshëm i taksave, vazhdojnë të kenë një vlerësim të ulët nga anëtarët.

Dukshëm këto indikatorë pasqyrojnë çështje mbi të cilat Dhoma Amerikane përmes Komiteteve, ka punuar me të gjitha strukturat shtetërore qeveritare dhe parlamentare për të sjellë ndryshime të cilat jo thjesht ndihmojnë biznesin e saj anëtar por mbi të gjitha krijojnë një perceptim pozitiv të mënyrës se si bëhet biznes në Shqipëri duke rritur interesin e investitorëve të huaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos