Alarm për bombë në Kryeministri dhe disa institucione shtetërore, evakuohet Gjykata dhe Prokuroria e Fierit, shtohen forca policore

Nga A2 CNN
19 Tetor 2026, 10:28 | Kronikë

Alarm për bombë në Kryeministri dhe disa institucione

I njëjti mail ka mbërritur edhe në një sërë institucionesh të tjera shtetërore, përfshi kryeministrinë, ministritë, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

Një mesazhi kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos