“Katastrofë ekologjike”, situatë e rëndë nga zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës

Nga Artin Halili
11 Gusht 2024, 21:23 | Kronikë

Situatë mbrëmjen e së dielës është tejet e rënduar në Parkun Kombëtar të Prespës, ku vatrat e zjarrit janë të shumta, një pjesë e tyre janë brenda pjesës së pyllëzuar me ah.

Edhe në orët e mbrëmjes, forca të shumta janë në terren, por situata është rënduar aq shumë sa e bën të vështirë punën e tyre.

Për këtë, sipas specialistëve të zonave të mbrojtura, por dhe kryetarit të bashkisë Pustec, Pali Kolefski, ndërhyrja nga ajri tashmë është më shumë se emergjente.

"Katastrofë ekologjike", e ka cilësuar Kolefski atë çfarë po ndodh në parkun kombëtar të Prespës, situatë e cila në këto përmasa nuk është parë herë tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos