Zjarr në kodrat e qytetit të Korçës, shkrumbohet një magazinë, rrezikohen banesat

Nga Artin Halili
11 Gusht 2024, 19:17 | Kronikë

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe kodrinore me bimësi të ulët në afërsi të ish-kampit të punëtorëve në Korçë.

Flakët janë përhapur shumë afër banesave të lagjes Numër 1 të qytetit, ndërsa një magazinë është shkrumbuar nga zjarri deri tani.

Dy mjete zjarrfikëse dhe punonjës të këtij shërbimi po punojnë për izolimin e flakëve pa shkuar drejt pishave mbi kodrat e qytetit. Sipërfaqja e djegur ka kaluar dy hektarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos