Gramoz dhe Lavdimir Kurti, mbetën të vrarë me armë zjarri mesditën e kësaj të marte.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Kurjan të Roskovecit. Autori i dyshuar, 49-vjeçari Altin Kuka u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes së rëndë, bashkë me armën e krimit.
Shkak për ngjarjen e rëndë që shkaktoi dhe dy viktima dyshohet të jetë bërë një grindje mes fëmijëve të autorit dhe viktimave pak ditë më parë.
Referuar dëshmive nga vendi i ngjarjes, mësohet se dy viktimat kanë qenë në ambientet e lokalit të tyre në qendër të fshatit kur janë qëlluar me armë zjarri nga Kuka.
Burime për A2CNN bëjnë me dije se autori nuk ka qenë i vetëm në momentin kur ka kryer krimin, ndaj dhe policia ka arrestuar edhe një person tjetër si të përfshirë në këtë ngjarje.
Uniformat blu njoftojnë se bashkë me Prokurorinë është ngritur një grup hetimor për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. (A2 Televizion)